Futbolli vazhdon të jetë sporti më atraktiv në botë me ndodhi interesant si brenda ashtu edhe jashtë fushës.
Disa klube kanë befasuar shpesh edhe me zgjedhjet e trajnerëve.
Chelsea në një kohë ka pasur edhe trajner edhe lojtarë njëkohësisht, transmeton Telegrafi.
Gianluca Viali dhe Ruud Gullit ishin edhe trajner edhe lojtar te Chelsea duke u furu shpesh në fushë.
Lexo po ashtu: Portugalia i falët Sporting Lisbonës për triumfin në Euro 2016, ajo i ka prodhuar dhjetë lojtarë që fituan në Paris (Foto)
Më poshtë i keni gjashtë yjet e njohura që e kanë kryer këtë detyrë njëkohësisht. /Telegrafi/
Gianluca Vialli (Chelsea)
Italiani atë vit që i kreut të dy detyrat ishte 33 vjeç. Ai ftoi Fa Kupën, Kupën e Ligës, UEFA Kupën dhe Superkupën. Ai edhe luante.
Ryan Giggs (Man. Utd.)
Ylli i Uellsit në kohën e David Moyes, ishte edhe trajner edhe lojtar.
Kenny Dalglish (Liverpool)
Në vitin 1985 ai fitoi disa trofe si lojtar-trajner.
Gennaro Gatusso (Sion)
Trajneri aktual i Pisas, Gennaro Gatusso, ka qenë trajner edhe në Zvicër. Pitbulli luajti të dy rolet njëkohësit kur klubi mbeti pa trajner.
Roberto Carlos (Anzhi)
Mbrojtësi brazilian kishte lënë Real Madridit për të kaluar te skuadra ruse Anzhi. Ai një sezon ishte edhe lojtar edhe trajner.
Ruud Gullit (Chelsea)
Legjenda holandeze e Milanit, kishte qenë trajner te Chelsea. Ai në vitin 1997 i solli trofe Chelsat, i pari pas shumë vitesh.