Site icon Telegrafi

Gjashtë futbollistët e lënduar në aksidentin në Turqi ku e humbi jetën Josef Sural

(Foto: Twitter/Aytemiz Alanyaspor)

Një aksident tragjik ka ndodhur në aksin rrugor Antalya-Alanya në Turqi, kur minibusi që i bartte futbollistët e Alanyasporit është rrotulluar.

Lojtarët po ktheheshin në shtëpi pas barazimit (1-1) ndaj Kayserisporit, ndërsa aksidenti ka ndodhur pesë kilometra larg qendrës së qytetit Dinek.

Minibusi ishte rrotulluar, ndërsa Josef Sural e ka humbur jetën si pasojë e lëndimeve, ndërkohe që gjashtë futbollistët të tjerë kanë pasuar lëndime dhe është dashur të hospitalizoheshin.

Steven Caulker (Foto: Mark Runnacles/Getty Images/Guliver)

Ndër të lënduarit është futbollisti anglez, Steven Caulker, i cili pjesën më të madhe të karrierës e ka kaluar te Tottenham Hotspur, por ka luajtur edhe për Swansea City, Cardiff City, QPR, Southampton e Liverpool.

Lexo po ashtu Futbollisti çek Josef Sural humb jetën pas një aksidenti të minibusit që i barte lojtarët e Alanyasporit

I lënduar ka mbetur edhe ish-sulmuesi i Newcastle United, senegalezi 33-vjeçar, Papiss Cisse, i cili gjatë karrierës e ka bartur edhe fanellën e Freiburgut.

Papiss Cisse (Foto: Stu Forster/Getty Images)

Futbollisti nga Angola, Djalma Campos, i cili ka luajtur edhe për Maritmon, Porton e PAOK-un, është në listën e të lënduarve.

Baiano, Welinton dhe Isaac Sackey janë tre lojtarët tjerë të lënduar në aksidentin e rëndë të klubit turk. /Telegrafi/

Exit mobile version