Telegrafi

Gjashtë finalistët e ‘The Voice Kids’

(Foto: Facebook/ The Voice Albania/The Voice Kids Albania)

Mes emocionesh ka përfunduar mbrëmja gjysmëfinale e edicionit të dytë të ‘The Voice Kids’.

Tashmë janë gjashtë artistë të rinj, të cilët e kanë siguruar biletën për mbrëmjen finale të ‘The Voice of Albania’.

Sindi dhe Frensi nga ‘Skuadra Gjoka’, Rita dhe Klea nga ‘Skuadra Eneda’ dhe Ana e Denisi nga ‘Skuadra Miriam’ – janë pjesëmarrësit në finale.

Publiku votoi dhe vendosi se artistët të cilët meritojnë të jenë pjesë e finales janë artistët e sipërpërmendur.

Njëherësh u larguan gjashtë konkurrentët e tjerë, përkatësisht nga dy për secilën skuadër, transmeton Top Channel.

Tani mbetet të shohim se cili nga artistët e rinj ende në garë do të kurorëzohet fituesi i kupës së artë të ‘The Voice Kids’.

Për ta zbuluar duhet të presim spektaklin e radhës që do të jetë në javën e ardhshme.