Telegrafi

Gjashtë elefantë të dehur gjejnë vdekjen

"Kopeja prej 40 elefantësh ka nxjerrë nga dheu shtyllën elektrike në fshatin Chandan Nukat, rreth 240 kilometra në perëndim të Shillongut, kryeqytetit të shtetit indian Maghalaya", ka deklaruar përgjegjësi i agjencionit për mbrojtjen e kafshëve të egra Sunil Kumar.

Kafshët të cilat kanë ardhur në kontakt me telin, aty për aty i ka mbytur rryma.

"Vdekjen do të gjenin edhe shumë elefantë tjerë po të mos ishin fshatarët ata që i parandaluan", ka thënë aktivisti i mbrojtjes së kafshëve Dipu Mark.

Elefantët njihen për faktin që adhurojnë birrën e orizit të cilën e përpunojnë bashkësitë fisnore në lindje-perëndim të Indisë.