Site icon Telegrafi

Gjashtë diplomatë rusë u shpallën persona non grata në Mal të Zi

Ministria e Punëve të Jashtme (MVJ) shpalli persona non grata gjashtë diplomatë të Ambasadës së Federatës Ruse të akredituar në Mal të Zi.

Kështu ka bërë të ditur qeveria malazeze me mandat teknik pas shkarkimit të Dritan Abazoviqit.

“Ministria e Punëve të Jashtme ka shpallur persona non grata gjashtë diplomatë të Ambasadës së Federatës Ruse të akredituar në Mal të Zi, për shkak të veprimtarive që janë në kundërshtim me Konventën e Vjenës për marrëdhëniet diplomatike, vlerësimit dhe respektit të ndërsjellë midis dyja vendeve”, njoftoi ministria në Twitter.

Kujtojmë se në aksionin e sotëm të Agjencisë së Sigurisë Kombëtare u arrestuan disa persona, siç tha kryeministri Dritan Abazoviq.

Ai ka thënë se aksioni është i natyrës ndërkombëtare dhe se emrat mund t’i shpallë vetëm Prokuroria Speciale e Shtetit.

Aksioni i Agjencisë së Sigurisë Kombëtare ndaj disa personave të dyshuar si krijimi i organizatës kriminale dhe spiunazhi rikthen besimin e qytetarëve dhe partnerëve në atë institucion, pohon deputeti i Partisë Demokratike të Socialistëve, Predrag Boshkoviq. /Telegrafi/

Exit mobile version