Telegrafi

Gjashtë banka, përfshirë Deutsche Bank, kanë ofruar mijëra dokumente që lidhen me një hetim mbi lidhjet e mundshme të Trumpit me Rusinë

Deutsche Bank, JPMorgan Chase, Bank of America, Citigroup, Morgan Stanley, dhe Wells Fargo u kanë dhënë mijëra dokumente komiteteve të Kongresit që hetojnë nëse Donald Trump kishte lidhje me Rusinë, sipas Wall Street Journal, i cili citonte njerëz të njohur me hetimet e Kongresit.

Siç shkruan Business Insider, përcjell Telegrafi, gazeta gjithashtu tha që disa banka po jepnin dokumente që kishin të bënin me biznesin e vetë Presidentit, Organizatën Trump, për hetuesit e shtetit të New York-ut.

Hetuesit për Komitetin e Shërbimeve Financiare dhe Komiteti i Inteligjencës raportohet se po punojnë në një hetim të përbashkët nëse ka pasur ndikim të mundshëm të huaj në Trump dhe familjen e tij.

Gazeta tha se më shumë informacione ka të ngjarë të dorëzohen në javët e ardhshme pasi bankat përgjigjen ndaj njoftimeve të dërguara në prill.

Po sipas BI, Trump thuhet se ka marrë rreth 2 miliardë dollarë kredi nga Deutsche Bank gjatë dy dekadave.

Financial Times raportoi se Banka gjermane dhe Trump kanë pasur një marrëdhënie të ndërlikuar, duke hedhur në gjyq njëri-tjetrin në 2008 për kredi për të ndërtuar Trump International Hotel & Tower në qendër të Chicikagos. /Telegrafi/