Site icon Telegrafi

Gjashtë arsye se përse duhet ta monitoroni aktivitetin e fëmijës në internet

Disa nëna, baballarë dhe gjyshër janë në dilema se a duhet monitoruar fëmijët në internet apo jo.

Shumë prej tyre nuk duan ta bëjnë këtë për shkak se është cenim i privatësisë, transmeton Telegrafi.

Por, disa ekspertë tjerë, thonë se monitorimi i aktivitetit të fëmijës në internet nuk është çështje e privatësisë, por e sigurisë!

Më poshtë i keni gjashtë arsye se përse duhet ta keni parasysh monitorimin e aktivitetit të fëmijës në internet.

1. Bulizmi kibernetik
Shumica e fëmijëve ngacmohen online dhe kanë probleme emocionale, por që asnjëherë nuk iu tregojnë prindërve. Monitorimi i aktivitetit mund t’ju vë në dijeni nëse dikush është duke e ngacmuar fëmijën tuaj – ose nëse fëmija juaj është duke e ngacmuar dikë tjetër.

2. Shkëmbimi i mesazheve seksi
Tinejxherët mund të mendojnë se është ‘seksi’ të shkrepin fotografi lakuriq dhe t’ua dërgojnë tjerëve. Por në internet çfarëdo që postohet mbetet aty përgjithmonë. Rrjedhimisht, nëse përhapet fotografia e fëmijës suaj lakuriq, ai/ajo mund të ketë pasoja emocionale, probleme me reputacion, etj.

4. Jeni të paralajmëruar për aktivitetet e rrezikshme
Nëse fëmija juaj është duke u marrë me gjëra ilegale ose është duke menduar të bëjë vrasje, ju do ta keni shansin të intervenoni para se të ndodh diçka e keqe.

3. Grabitqarët e internetit
Interneti është mjeti më i përdorur nga ‘grabitqarët’ e fëmijëve, të cilët e përdorin internetin si mënyrë për të gjetur fëmijë dhe për të krijuar miqësi me ta. Po këta grabitqarë mund ta ngacmojnë seksualisht fëmijën e pafajshëm.

5. E keni mundësinë t’i identifikoni “mollët e këqija”
Disa nga miqtë e fëmijës tuaj mund të jenë duke provuar ta bindin të merret me droga, të vjedhë ose të bëjë diçka tjetër. Edhe këtu ju e keni shansin për të paralajmëruar diçka të gabuar.

6. E mbroni reputacionin e fëmijës
Disa gjëra të caktuara nuk bën të postohen në internet sepse mund ta dëmtojnë reputacionin dhe të ardhmen e fëmijës, e gjithashtu shanset për t’u pranuar në ndonjë punë në të ardhmen. Monitorimi ju mundëson të kuptoni nëse fëmija juaj është duke postuar diçka të gabuar. /Telegrafi/

Exit mobile version