Telegrafi

MSH: Gjashtë arsye për t’u vaksinuar tani

Ministria e Shëndetësisë ka dhënë gjashtë arsye që të vaksinohemi tani nëpërmjet fotografive.

Ndërkohë thekson se nëse nuk jeni të vaksinuar, keni 16 herë më shumë gjasë të shtroheni në spital për shkak të COVID-19, sesa nëse jeni plotësisht i vaksinuar.

“Ne kemi mjetet që na duhet për të mbrojtur vetën dhe të tjerët. Ju lutem merrni vaksinën dhe dozën tuaj përforcuese”, thuhet në njoftim.

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se të hënën, më 14 shkurt, janë regjistruar dy viktima dhe 247 raste të reja me coronavirus.

Autoritetet shëndetësore kanë njoftuar edhe se 2,096 persona janë shëruar derisa 10,800 persona janë ende aktivë në koronavirus.

Kosova ka nisur fushatën e vaksinimit kundër koronavirusit në mars të vitit të kaluar.

Prej atëherë janë dhënë mbi 1.8 milion doza të vaksinës.

Deri më tani, me dy doza të vaksinës janë imunizuar 810,798 persona apo 45 për qind e popullsisë.

Doza përforcuese e vaksinës mund të merret pas tre muajve të marrjes së dozës së dytë./Telegrafi/