Site icon Telegrafi

Gjashtë akse të paralizuara, nis bllokimi i rrugëve për protestën e opozitës në Tiranë

Gjashtë akse kryesore në vend do të jenë të paralizuara për shkak të protestës së opozitës që pritet të nisë në orën 17:00.

“Tiranë–Durrës”, pranë mbikalimit të Kamzës; “Durrës-Tiranë”, pranë mbikalimit të Shkozetit; “Kashar–Milot”, pranë kryqëzimit të Milotit; “Elbasan–Tiranë”, te rrethrrotullimi i Bradasheshit; “Durrës–Fier”, te rrethrrotullimi i Rrogozhinës dhe “Levan–Tepelenë”, te rrethrrotullimi i Levanit.

Te sheshi “Shqiponja”, pranë mbikalimit të Kamzës “Durrës-Tiranë”, do të jenë deputetwt Flamur Noka, Klevis Balliu,

Në rreth-rrotullimin e Bradasheshit, do të drejtojnë protestën deputetët nga degët e qarkut Elbasan dhe Korçë Ivi Kaso, Lefter Gështenja, Qani Xhafa, Edmond Spaho, Sorina Koti dhe Tomorr Alizoti.

Në rrethrrotullimin e Rrogozhinës, degët Kavajë, Lushnjë, Rrogozhinë dhe Divjakë me Ilda Dhori, Dashnor Sula, Bledjon Nallbati.

Exit mobile version