Site icon Telegrafi

Me gjasë harroi se diçka mungonte, përpjekja e një gruaje për një “rrokullisje përpara” në trampolinë shkoi tmerrësisht keq

Disa pamje të publikuara nga mediat e huaja tregojnë një grua që provon një marifet me trampolinë, por që përfundon tmerrësisht keq.

Sipas mediave britanike, përcjell Telegrafi, Nicole Cole, 27 vjeçe nga Crawley, West Sussex, mbeti me më shumë se një lëndim të vogël pasi “fluturoi” fillimisht nga një trampoline kur tentoi një rrokullisje.

Disa shikues ishin të shqetësuar nga mungesa e rrjetës së trampolinës dhe rënia e dhimbshme e Nicole vetëm theksoi mungesën e pajisjeve të sigurisë.

Kur shikoi videon, Nicole tha ‘U ndjeva pak në siklet dhe e tronditur, por jam shumë e ngathët’.

Videoja u pa nga mijëra persona, me disa që fajin kryesor ia lanë mungesës së rrjetës rreth trampolinës.

Madje një shikues komentoi duke thënë: ‘Unë njoh dikë që theu qafën, pasi që nuk kishte rrjetë. Është e panegociueshme, sidomos me fëmijët”. /Telegrafi/

Exit mobile version