Site icon Telegrafi

Gjarpri u ngjit në derë dhe e kafshoi njeriun në kokë – shikoni videon e sulmit të tmerrshëm

Në rrjetin social TikTok u shfaq një video, e cila u shikua nga më shumë se 33 milionë njerëz në një periudhë të shkurtër kohe.

Stevie Haven ka treguar momentin kur babai i tij u sulmua nga një gjarpër në pragun e shtëpisë, duke shkaktuar panik.

Në fillim, një burrë me bluzë të zezë dhe pantallona të shkurtra shkon te dera dhe e hap atë, por nuk e dallon që gjarpri i është ngjitur dhe pret momentin për të sulmuar.

Syzet i shkëlqejnë si rrufe, dhe burri në panik filloi të bërtasë, “ndihmë, më ka kafshuar një gjarpër!”.

Pastaj bëri disa hapa prapa dhe ra në oborr.

Mund të imagjinojmë vetëm se çfarë i kaloi në mendje njeriut të pafat, por për fat gjarpri nuk ishte helmues dhe gjithçka përfundoi për fat të mirë. /Telegrafi/

@haven1988 Snake bites Dad on Head… haha he thought he was gone.. ???#funnymoments? #hilarious ♬ original sound – Stevie Haven
Exit mobile version