Site icon Telegrafi

Gjarpri tenton të futet në veturën e një gruas në SHBA

Amanda Normand nga Luizina e SHBA-së vizitoi dyqanin AT&T në Lafayette, por kur u kthye te vetura e saj zbuloi se nuk ishte e vetmja që dëshironte të futej në të.

“Kur doja të hipja në veturën time, vura re diçka që varej në fund të saj”, tha Normand.

“Mendova se ishte një thes librash që e harrova, por sapo e vura re, ishte një gjarpër i gjallë”, shtoi ajo.

Normand tha se ishte e tmerruar nga gjarpri, andaj ka kërkuar ndihmën e kalimtarëve përreth për ta larguar.

Bëhet e ditur se thirrjes së saj për ndihmë i është përgjigjur një burrë i cili e kapi zvarranikun dhe e lëshoi në një shkurre pranë. /Telegrafi/

Exit mobile version