Site icon Telegrafi

Gjarpri prej 16.7 metra sensacion në Kinë

Fillimisht fotografia e këtij gjarpri ishte vendosur në ueb-faqen e gazetës “People’s Daily”, gazetës zyrtare të Partisë Komuniste në Kinë.

Sipas një shkrimi të kësaj të përditshmeje, gjarpri është gjetur gjatë spastrimit të një zone në qytetin Guping, në provincën kineze Jiangxi – kur punëtorët kishin rrafshuar një kodër për të hapur rrugë.

Siç thuhet më tej, gjatë punës me buldozer, punëtorët kanë nxjerrë në sipërfaqe dy gjarpërinj gjigantë, dhe përderisa njeri është zhdukur pa gjurmë, gjarpri tjetër – për të cilën edhe bëhet fjalë në shkrim – ka mbetur i vdekur nga plagët e marra prej buldozeri.

Gjarpri i vdekur është i gjatë 16.7 metra, peshon 300 kg ndërsa vlerësohet të jetë 140 vjet i moçëm. /Telegrafi/

Exit mobile version