Site icon Telegrafi

Gjarpri në radhën e shtypjes

Denis dhe Marie Matthews kishin telashe me shtypjen e letrave nga kompjuteri i tyre në shtëpi, prandaj Denis kishte vendosur të shoh se çfarë ishte halli, raporton gazeta ”The Sun”.

Kur ai e hapi shtypësin e pa se ishte zvarraniku prej një metri i cili ishte “kurulldisur” në të dhe nuk po lejonte që letra të dilte si duhet.

Denisi, nga New South Wales në Australi, arriti ta nxjerr gjarprin nga pjesa e prapme e shtypësit.

Gjarpri ende është në liri dhe Denisi beson se gjendet diku nëpër dhomën e kompjuterit të tij pasi që shpesh gjen gjëra të rrëzuara nga raftet.

Exit mobile version