Site icon Telegrafi

Gjarpri ndërpret punën në parlament

Një pastrues e kishte vërejtur gjarprin, i cili besohet të kishte qenë i llojit kobra, dhe e kishte thirrur rojtarin e kuvendit.

Kryetari i parlamentit kishte pezulluar punë në parlament, derisa personeli i sigurimit, disa ekspertë të kafshëve dhe një kapës lokal i gjarpinjve me ndihmën e një qeni kërkues, kishin kërkuar pa sukses gjarprin.

Arsyeja që gjarpinjtë po hyjnë nëpër ndërtesa vjen si pasojë e ndërtimeve të mëdha, të cilat ‘i kanë pushtuar vendbanimet e tyre’, ka thënë eksperti për kafshë të egra, Biswajit Mohanty.

Exit mobile version