Telegrafi

Gjarpri ka provuar t’ia hajë kokën një gruas

Renate Klosse ishte duke e pastruar kafazin e gjarprit të llojit Piton, me emrin Antonia, i cili ia kishte kapur fytyrën me nofullën e tij të fortë.

Ajo ishte munduar t’i shpëtonte presionit të gjarprit duke ia ngulur gishtërinjtë në nofull, njofton gazeta britanike “The Sun”.

Kolegët e saje kishin lagur gjarprin duke e spërkatur me një tubë derisa e kishte lëshuar Klossen dhe e kishin dërguar atë në spital ku është trajtuar për kafshimin dhe për shok.

“Nofulla e tij ishte hapur aq shumë saqë kishte mundur ta përpinte gjithë kokën e gruas”, ka thënë një zëdhënëse policie.