Apichat Cheautong ndodhej në një stacion policor të Tajlandës, ku do tregonte për një aksident trafiku, kur në sallën e pritjes hyri një gjarpër dhe iu mbështoll për këmbe.
Fillimisht 45-vjeçarin e zuri paniku dhe nisi ta shqelmonte reptilin, por menjëherë e vunri situatën nën kontroll, pasi e kapi me qetësi, doli përjashta dhe e lëshoi në shkurre, transmeton Telegrafi.
Madje, derisa e mbante në duar gjarprin e gjatë afro dy metra, ua ofroi policëve që dolën nga një zyrë, të cilët refuzuan ta preknin dhe i kërkuan ta largonte.
“Nuk ndodhë për çdo ditë të shkoni në polici, e aq më pak që aty të hyjë një gjarpër dhe t’ju kapet për këmbësh”, shkruan në raport, për ngjarjen që përfundoi pa ndonjë lëndim. /Telegrafi/