Një video rrëqethëse është duke qarkulluar në internet, në të cilën shfaqet momenti kur gjarpri gjigant e “përpinë” Iguanën mbi një metër të gjatë.
Gjarpri është filmuar duke gëlltitur reptilin brenda pesë minutave, në një video të rrallë të filmuar në fushën e golfit në Bankok të Tajlandës, transmeton Telegrafi.
Kjo ngjarje e pazakontë që ka ndodhur në mes të ditës është filmuar gjatë të enjtes, pasi gjarpri helmues ia ngul dhëmbët Iguanës të cilën më pas e gëlltit.
“Loja e golfit nuk shkoi siç duhet, por isha më me fat sesa kjo hardhucë e gjelbër e cila e pësoi keq nga gjarpri. Fillimisht mu duk si një kafshë tjetër, por kur u afrova e kuptova se bëhej fjalë për Iguanë”, ka deklaruar autori i videos.
Ky lloj i gjarprit është i njohur si “gjarpri i artë i drurit” apo “gjarpri fluturues”, që gjendet shumë në pjesë të ndryshme të Azisë.
Ata zakonisht ushqehen me minj, zogj, hardhuca të vogla, vezë dhe insekte, por sulmi ndaj Iguanës gjigante ishte një moment i rrallë. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=ME3xOrUWZdw