Doli nga shtypi nga Shtëpia botuese “Artini” libri më i ri “Gjarpri i fqinjit”, i autores Alketa Gashi Fazliu
Ky libër përmbush dhe përndrit si dimension shpirtëror poashtu emocional, ku në përmbajtjen e poezive gëlon Saga Ekzistenciale e një tharmi Dualist dhe idealeve të larta të femrës shqiptare për ta fisnikëruar jetën edhe në kohëra Kolerash do thoshte përsëri Gabriel Garsia Markez.
“Gjarpri i fqinjit” është një trokitje e frymë e re poetike përbrenda unit njerëzor dhe përvojave të jetës që ngre kumtin e lirisë shpirtërore dhe fisnikërimit të saj njëkohësisht!
Është gjakimi human që përmes mjeteve shprehëse poetike luftohet hipokrizia e shpirtrave të molisur e të varur në litarin e kohës dhe miopisë në dashuri.
Është një copë kohë, rini dhe liri që komunikon me lexuesit por edhe një pjesë e shpresës së faljes e dashurisë mbi errësirën e shekullit!
Në përmbajtjen e poezive gëlin saga ekzistenciale e një tharmi dualist dhe idealeve të larta të femrës shqiptare për ta fisnikëruar jetën edhe në kohëra “kolerash” do të thoshte G.G. Markez!
Kënaqësia është gjatë ngjitjes kurse misioni letrar na thërret çdo ditë!
Gjarpri i fqinjit deri tani ka marrë vlerësime edhe ndërkombëtare duke u botuar në Belgjikë, Gjermani, Angli dhe në vendet aziatike! /Telegrafi/