Gjuetari australian i gjarpërinjve, Mark Pelley, është përballur me gjarprin e dytë më helmues në botë, i cili ishte fshehur brenda dollapit të një fëmije 3 vjeçar.
“Nëna e 3 vjeçarit shkoi të merrte disa rroba për djalin e saj dhe gjeti një gjarpër të madh ngjyrë kafe në dhomën e gjumit”, tha Pelley.
“Ne e kuptuam se si ndodhi. Ajo i la rrobat e palosura pa e vërejtur se zvarraniku ishte brenda tyre”.
Kritikave të njerëzve se si mund të vendosen rrobat në dollap me gjarprin brenda në to pa e kuptuar fare, Pelley iu përgjigj duke iu thënë se krijesat janë në të vërtetë të lehta, dhe shpesh njerëzit janë të pavëmendshëm ndaj tyre.
“Ata nuk peshojnë pothuajse asgjë, dhe kjo mund t’i ndodh kujtdo”, shpjegoi australiani.
Gjarpërinjtë ngjyrë kafe, të cilët janë “të shpejtë, agresiv, dhe njihen për temperamentin e keq”, janë vendas në Australinë lindore dhe qendrore, dhe gjatësia e tyre mund të shkojë deri në 7 metra. /Telegrafi/