Site icon Telegrafi

Gjarpri i dytë më helmues në botë gjendet i fshehur mes rrobave në një dhomë gjumi në Australi

Një gjuetar gjarpërinjsh në Queensland të Australisë ka pranuar një thirrje nga një pronar shtëpie i cili kishte zbuluar praninë e gjarprit të dytë më helmues në botë që fshihej mes rrobave në dhomën e tij të gjumit.

Pamjet e shpërndara nga Sunshine Coast Snake Catchers 24/7 shfaqin takimin mes gjuetarit dhe gjarprit lindor kafe, përcjell Telegrafi.

Pas kapjes së tij, zvarraniku është dërguar në një zonë të shkretë larg zonave të banuara.

Ndryshe, takimet me gjarpërinj brenda familjeve australiane janë të zakonshme. Incidente të tilla ndodhin kur ata kërkojnë ushqim ose strehim brenda strukturave të banimit.

Bëhet e ditur se rol kryesor në shpërndarjen e gjarpërinjve luajnë terreni dhe klima e larmishme në Australi. /Telegrafi/

Exit mobile version