Site icon Telegrafi

Gjarpri me dy koka i zbuluar në Florida zbulon një fenomen të rrallë natyror

Ky gjarpër i rrallë, me dy koka, i zbuluar së fundmi nga një mace shtëpie në Palm Harbor, Florida, ka habitur shkenëtarët.

Macja e pa gjarprin me dy koka, dhe kur familja e e vërejti një gjarpër të vogël brenda shtëpisë së tyre, ata u habitën me formën e tij.

Familja e quajti gjarpërin “Dos” – spanjisht për “dy”, transmeton Telegrafi.

Kjo gjendje – e njohur si bicefali – është një anomali e pazakontë që ndodh gjatë zhvillimit embrional, kur binjakët identikë nuk arrijnë të ndahen plotësisht, njoftoi më parë Live Science. Gjendja shfaqet në të gjitha llojet e kafshëve, duke përfshirë drerin dhe derrat dhe njerëzit duket se i hasin gjarpërinjtë e gjallë me kokë të dyfishtë rreth një herë në vit.

Në vitin 2019, një gjarpër me dy koka me emrin “Double-Dave” u shfaq në New Jersey, ndërsa një nepërkë me dy koka u hodh në pronën e një familjeje në Virxhinia në vitin 2018.

Kafshët me dy koka e kanë mjaft të vështirë jetesën, e sidomos ushqyerjen, dhe si të tilla, ato shpesh përfundojnë në kujdestarinë e ekspertëve të botës së egër. /Telegrafi/

Exit mobile version