Site icon Telegrafi

Gjarpinjtë pushtojnë stacionin policor, ushtria vjen në ndihmë

Edhe pse kishin tentuar t’i largojnë me zjarr e tym, kobrat nuk kanë dashur të tërhiqen.

“Oficerët e policisë janë nën frikë, në ndërtesë janë gjarpinjtë dhe kurrë nuk dinë prej nga mund të dalin”, ka thënë zëdhënësi i stacionit policor.

Ushtarët dhe zjarrfikësit kanë ardhur nga kryeqyteti i vendit Freetown në mënyrë që me sasi të mëdha të ujit të mund të largojnë 400 gjarpinj sa besohet të janë në stacionin policor.

Exit mobile version