Ka shumë vjet që burimi i një pusi u shërben familjes Foniqi në Llozicë të Malishevës për furnizim me ujë të pishëm.
Por, këta po shqetësohen pasi pikërisht në këtë vend tash e disa vjet po shfaqen vazhdimisht gjarpërinjë.
Sipas kryefamiljarit më së shumti të rrezikuar janë fëmijët.
Pikërisht ai që mbyti këta gjarpërinj ditë më parë ishte Lioni, djali i Remziut.
Se këndejpari gjithmonë ka pasur gjarpërinj e thonë edhe banorët tjerë të fshatit.
Banorët e fshatit bënë me dije se edhe pjesëve tjera të fshatit kohë pas kohe shfaqen gjarpërinjë dhe atë kryesisht në fillim të pranverës.