Njollat nga bari fillimisht fshijini me gjalpë, ndërsa më pas teshën e njollosur lajeni me ujë të nxehtë me sapun.
Ngjashëm veproni edhe nëse në teshën tuaj të leshtë gjendet një njollë nga katrani, e cila është akoma e freskët. Pas këtij veprimi, me pjesën e thikës që nuk pret largoni edhe gjalpin edhe njollën.
Përsëriteni disa herë këtë veprim, aq sa është e nevojshme që njolla të largohet, ndërsa vetëm atëherë lajeni teshën e caktuar në mënyrë të zakonshme. /Telegrafi/