Banorët në Phatthalung të Tajlandës, janë organizuar që ta kthejnë sërish në det, një mustak që peshon 200 kilogramë.
Gjatë vërshimeve që ndodhën para disa ditësh, ujërat e kishin bartur gjallesën nga deti, në një moçal të vogël dhe nuk mund të kthehej sërish, transmeton Telegrafi.
Banorët e kanë hipur në një motoçikletë dhe kanë vozitur për më se tri kilometra, për ta kthyer sërish në det.
Krijesa që prej vitit 1991 jeton në bregdet, është shumë e dashur për banorët, andaj kaluan afro gjashtë orë të mundimshme për ta shpëtuar. /Telegrafi/
https://youtu.be/kzyCOSBDrqc