Telegrafi

Gjallesa me pamje parahistorike përfundon në breg të liqenit (Foto)

Ethan Tipper, e ka plasuar fotografinë në rrjete sociale në kërkim të dikujt, që mund ta identifikojë këtë gjallesë, që duket sikur kafshët parahistorike, transmeton Telegrafi.

Kjo pamje i ka ndarë komentuesit, me disa që kanë thënë se është ndonjë gjarpër i deformuar, ndërsa të tjerë besojnë se kjo pamje është montuar me efekte kompjuterike.

Por, koleksionuesi i peshqve Mark McGrouther ka thënë se, “kjo krijesë mund të jetë ‘ngjalë vrasëse’ e njohur për banorët e bregut lindor të Australisë’.

“Shpresoj që peshkatari që e ka zënë ta ketë lëshuar sërish të lirë”, ka thënë McGrouther, për peshkun e rrallë.

Ky peshk i thellësive, është shumë i shkathët dhe ka dhëmbë të mprehtë, për të kapur dhe shqyer prenë. /Telegrafi/