Telegrafi

Gjaku i infektuar u jepet pacientëve, nisin hetimet në Britani

Britania e Madhe do të kryejë hetime për gjakun e infektuar, i cili gjatë viteve ‘70 dhe ‘80 të shekullit të kaluar është përdorur te pacientët.

Gjatë viteve të sipërpërmendura, gjaku që i ishte dhënë Shërbimit shtetëror të shëndetësisë, kishte qenë i infektuar me viruset si hepatiti C dhe HIV, për shkak të të cilit mijëra njerëz janë prekur nga hemofilia ose sëmundje tjera, transmeton Reuters.

Për shkak të kësaj kanë vdekur rreth 2.400 persona, njoftoi sot qeveria britanike.