Telegrafi

Gjaku i koaguluar në gju mund të jetë vdekjeprurës

“Deri tash nuk i është dhënë rëndësi e madhe dhimbjeve të vogla në gju, por njerëzit duhet të merren më seriozisht dhe të bëhen analizat e detajizuara”, thotë mjeku Dr. Steven Galson, për Asossiated Press.

Edhe dhimbja më e vogël në gju mund të jetë shenjë e gjakut të koaguluar që paraqet një vrasës të qetë. Simptomat e kësaj sëmundje janë ënjtje dhe dhimbje në gju, derisa lëkura merr një ngjyrë të skuqur.

Rreziku më i madh është te njerëzit të cilët janë operuar shumë shpejt, ata mbi moshën 65-vjeçare, ata që marrin tableta për mbrojtje nga shtatzënia ose ata të cilët kanë qenë në lëvizje një kohë të gjatë.