Në një vizitë në Burgun e Nishit, në vitin 1987, Januz Loshi e pyeti Gani Kocin nëse kishte ndryshuar qëndrimet e tij për pavarësinë e Kosovës. Koci qëndroi i vendosur në bindjet e tij, pavarësisht kërcënimeve të Loshit.
Pas disa muajve torturë dhe keqtrajtim, veprimtari Gani Koci u dënua dhe u dërgua në vuajtje të dënimit prej 15 vjetësh në kohën e ish-Jugosllavisë. Fillimisht ai u burgos në Beograd dhe më pas u transferua në Burgun e Nishit.
Koci në një intervistë në “Debat Plus” ka treguar se në vitin 1987, vizitohet nga shqiptarët e UBD-së që torturuan gjatë kohë së hetimeve, Januz Loshi e Bashkim Kursani.
Loshi e kishte pyetur Kocin se a ka ndryshuar, pasi i kishte rreth 6 vjet në burg.
“Më thotë Januz Loshi: ‘A ke ndryshu?’. I thash: Po Jonuz qysh s’kam ndryshuar. Më pyeti: ‘A ke ndryshu për mirë a për keq?’. Thash: Për mirë Januz kom ndryshu”.
“’Ato ide të 81-shes s’i ki ma’, më pyeti. Jo bre i ri jom kanë atëherë e s’kom dit, e tash i kom ba do vjet… Tash ato ide janë pjek, janë forcu e atëherë janë kanë të zbehta se kam qenë i ri dhe a pe sheh ndryshimin, po baj syza… Më tha: ‘D.m.th. ti s’ke ndryshu a?’. I thash: Jo jo, s’kom ndryshu qysh po mendon ti”.
Loshi e sheh që edhe pas 6 vjetësh në burg e torturave, Kocit nuk i kishe ndryshuar bindja për liri e pavarësi të Kosovës.
“Gjaku deri në gju ka mu bo e s’ka mu bo Republika e jote”, kishte thënë Loshi, sipas Kocit.
“Po të betohem Gani Koci se pa të komprometuar se la”, e kishte kërcënuar përsëri Loshi.
“Kam me të lëshu pas 1 muaji, dhe lë më që shokët dhe dashamirët që i ki që s’kanë me të fol po as të shpisë tane s’kanë me të fol ma”, i kishte thënë më tej Loshi. /Dukagjini/