Shikoni përse vjen deri te gjakrrjedhja nga hunda, çfarë do të duhej të bëni dhe si ta pengoni këtë situatë të pakëndshme gjatë shtatzënisë
Në shtatzëni mund të ndodhë mbyllja e hundës dhe gjakrrjedhja nga hunda. Mos u brengosni nëse vëreni gjurmë gjaku në shami letre, transmeton Telegrafi.
Çka e shkakton gjakderdhjen gjatë shtatzënisë?
Gjatë shtatëzënësisë, trupi juaj prodhon shumë më tepër gjak. Kapilaret e imëta mbushem shumë, pëlcasin andaj vjen deri te gjakrrjedhja nga hunda.
Mund të vëreni që hunda ju është mbyllur më shumë se zakonisht, që është rezultat i qarkullimit të shtuar të gjakut nëpër membrana të mukozës.
A mund të pengohet gjakrrjedhja nga hunda?
Rreth çështjes së gjakrrjedhjes nga hunda gjatë shtatzënisë nuk mund të bëni shumë. Megjithatë, duhet të shmangni ajrin e thatë, sepse atëherë jeni më të ndjeshme.
Mund të përdorni aparat kundër ajrit të thatë. Gjithashtu, gjithmonë duhet të jeni posaçërisht të kujdesshme me rastin e fryrjes së hundëve.
Si të ndalet gjakrrjedhja?
Kur të fillojë të rrjedhin hundët gjak, uleni kokën duke qëndruar ulur apo në këmbë dhe shtrëngoni vrimat e hundës. Mos e hidhni kokën pas, sepse do të përkeqësoni gjakrrjedhjen.
Nëse hundët ju janë të mbyllura, shtoni konsumimin e lëngjeve. Me rastin e blerjes së sprejit për hundë jini të kujdesshme, sepse nuk janë të sigurt për shtatzëna.
Gjakrrjedhja nga hunda në shtatzëni zakonisht është afatshkurtër. Megjithatë, nëse shfaqe gjakrrjedhje më e madhe, patjetër duhet të shkoni te mjeku. /Telegrafi/