Site icon Telegrafi

Gjakrrjedhja e mishit të dhëmbëve në shtatzëni: Përse ndodh kjo dhe si të zgjidhet problemi?

Foto: Shutterstock

Shtatzëna, mos e lini pas dore gjakderdhjen në gojë dhe kushtojini vëmendje të veçantë higjienës së gojës dhe mishit të dhëmbëve

Shumica e femrave të cilat deri para shtatzënisë nuk kanë pasur ndonjë problem, në periudhën e shtatzënisë mund të kenë, por gjithashtu mund të kenë edhe përkeqësime të problemeve ekzistuese me shëndetin e gojës dhe dhëmbëve.

Gjatë periudhës së shtatzënisë në organizmin e femrës ndodhin ndryshime të shumta, ato nuk anashkalojnë as gavrën e gojës, transmeton Telegrafi.

Ndodhin ndryshime të papritura hormonale, rritje të niveleve të estrogjenit dhe progesteronit dhe niveli i këtyre hormoneve mund të ndikojë në gjendjen e mishit të dhëmbëve te shtatzënat.

Mishrat janë shumë më të prirë për gjakrrjedhje, andaj kërkojnë kujdes dhe mbrojtje adekuate.

Fillimi i gjakrrjedhjes së mishrave të dhëmbëve është shenja e parë e inflamacionit të mishrave të dhëmbëve dhe është shumë e rëndësishme të merren të gjitha masat e nevojshme për të ndërprerë avancimin e mëtejshëm.

Gabimi i shpeshtë është që kjo simptomë shpesh injorohet apo kjo gjakrrjedhje i frikëson shtatzënat, andaj shmangin mirëmbajtjen e higjienës themelore, madje edhe larjen e dhëmbëve.

Kjo gjë është plotësisht gabim, krijon një rreth vicioz, me çka vjen deri te avancimi i sëmundjes së aparatit mbështetës të dhëmbëve.

Nëse higjiena e gojës ishte e dobët edhe para shtatzënisë, gjatë kësaj periudhe të ndjeshme, efektet e dëmshme të higjienës së dobët të gojës janë shumë më të lehta.

Duke larë dhëmbët rregullisht, duke përdorur mjetet ndihmëse të higjienës orale, sikurse janë peri i dhëmbëve dhe furçat ndërdhëmbore, me kontrollet dentare dhe masat profilaktike që do të ndërmarrë dentisti, shëndeti i mishit të dhëmbëve mund të ruhet gjatë shtatzënësisë.

Foto: Shutterstock

Shëndeti oral i një shtatzëne është jashtëzakonisht i rëndësishëm, si për vetë nënën ashtu edhe për foshnjën e ardhshme. Sot, dihet që baktere të shumta nga zgavra e gojës hyjnë në rrjedhën e gjakut të nënës dhe mund të ndikojnë negativisht në fetus, madje duke çuar në lindje të parakohshme.

Kur lind foshnja, është e rëndësishme që nëna të ketë dhëmbët e rregulluar, të ruajë higjienën e rregullt të gojës, sepse në atë mënyrë ajo do të zvogëlojë numrin e baktereve në gojën e saj në minimum.

Foshnja e lindur, numrin më të madh i baktereve merr kryesisht nga nëna, sepse është në kontaktin më të shpeshtë dhe intim me të. Ky fakt duhet të jetë një motiv shtesë për nënën për të mbajtur dhëmbët dhe gojën e saj të shëndetshme. Pra, edhe para se fëmija të lindë, duhet të mendoni për shëndetin e tij.

Nënat e ardhshme që po planifikojnë një shtatzëni, këshillohen të vizitojnë dentistin, të bëjnë një ekzaminim dhe të riparojnë gojën dhe dhëmbët. Përmes edukimit adekuat dhe masave të duhura profilaktike, të zbatuara nga dentistët, siç janë heqja profesionale e mbetjeve, këshillat individuale për ruajtjen e shëndetit oral dhe dentar, shëndeti oral i grave shtatzëna mund të ruhet. /Telegrafi/

Exit mobile version