Site icon Telegrafi

Gjakpirësit në modë

Me ndihmën e ushejzave në mesjetë pastrohej gjaku. Sot dimë se kafshimi i ushejzave vepron si anestetik lokal që mund të parandalojë mpiksjen e gjakut.

Ylli i Hollywoodit, Demi Moore kohë më parë shfrytëzoi shushunjat për ta pastruar gjakun nga papastërtitë dhe ashtu si shumë yjeve tjera të Hollywoodit është e kënaqur me veprimin e gjakpirësve.

Ekspertët për jetë të shëndetshme në një klinikë të vogël në Moskë thonë se ushejzat në përgjithësi kanë efekt pozitiv në shëndet dhe mund të shërojnë gati të gjitha sëmundjet.

Një e dhjeta e prodhimit të ushejzave në botë bëhet në Qendrën Ndërkombëtare të ushejzave në afërsi të Moskës, dhe si po shkojnë trendët, duket se prodhimi do të lulëzojë. /Telegrafi/
 

Exit mobile version