Telegrafi

Gjakovë, punëtori bie nga një lartësi prej 2 metra

Një person është lënduar në Gjakovë, derisa ishte në vendin e tij të punës.

Sipas raportit të policisë, viktima ka rënë nga një lartësi prej 2 metra.

“Viktima mashkull kosovar derisa ishte në vendin e tij të punës ka pësuar lëndime trupore në pjesë të ndryshme të trupit si pasojë e rënies nga një lartësi 2 metra. Viktima është dërguar për trajtim mjekësor dhe sipas mjekëve është në gjendje stabile. Nuk raportohet për të arrestuar”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/