Site icon Telegrafi

Gjakovë, një viktimë dhe shtatë të lënduar në aksident

“Sipas hetimeve të para dyshohet se deri te aksidenti ka ardhur, kur ngasësi i veturës BMW X5, më targa të Kosovës, ishte duke qarkulluar nga drejtimi Prizren- Gjakovë, dhe kur arrin në ‘fshatin Slloven’, pasi vëren traktorin i cili dyshohet se ka qenë pa drita, fillon tejkalimin dhe përplasët në një veturë tjetër i cili ishte duke qarkulluar rrugës nga drejtimi kundërt. Në këtë aksident përfshihen edhe tri vetura tjera”, thuhet ndër të tjera në njoftimin e Drejtorisë Rajonale të Policisë në Pejë, ndërsa transmeton Koha.

Në ketë aksident. sipas policisë ka humbur jetën V.Sh. (rreth 51 vjeçare) nga Rahoveci, ndërsa lëndime trupore kanë pësuar shtatë persona, gjashtë nga fshati Bajë e Istogut dhe një nga Rahoveci, të cilit janë dërguar për tretman mjekësor në Spitalin e Gjakovës.

Ngasësi i traktorit si i dyshuar është ndaluar më vendim të prokurorit, si dhe ngasësi i veturës BMW, i cili gjendet në Spitalin e Gjakovës nën mbikëqyrjen e policisë.

Exit mobile version