Policia e Kosovës në Gjakovë njofton për një rast të rëndë përdhunimi në një familje në këtë komunë.
Zëdhënësi i Policisë Rajonale në Gjakovë, Nusret Gjurkaj tha se në ora 11:20 në Sektorin Rajonal për Hetime ka ardhur ankuesja (nëna) së bashku me dy vajzat e saja te moshës se mitur (2006 dhe 2007) për të raportuar rast dhunimi.
“Bazuar në intervistën e saj, bashkëshorti (i përkatësisë ashkali) i saj gjegjësisht babai i viktimave kishte dhunuar njërën vajzë dhe kishte sulmuar seksualisht tjetrën në mënyrë të vazhdueshme (por që datat e sakta nuk ju kujtohen)”, ka njoftuar Gjurkaj.
“Dy viktimat e mitura janë intervistuar në prezencën e Prokurorit të Shtetit, zyrtarit nga Qendra për Punë Sociale, prindit-nënës si dhe avokatëve mbrojtës. Personi i dyshuar është arrestuar dhe mbahet në ndalim policor për 48 orë me urdhër të Prokurorit të Shtetit”.
Hetimet për rastin janë duke vazhduar./Telegrafi/