Telegrafi

Gjakovë, lansohet brendimi i vizitave mjekësore në shtëpi

Zyra e UNICEF-it në Kosovë, sot bënë lansimin e brendimit të vizitave në shtëpi, për shëndetin dhe mirëqenien e nënave dhe fëmijëve në Komunën e Gjakovës.

Vizitat në shtëpi është program që realizohet nga Ministria e Shëndetësisë në Kosovë me përkrahje të UNICEF-it dhe Ambasadës së Luksemburgut.

Ngjarja do të mbahet në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Gjakovë me fillim prej orës 10:00.

Ndryshe, gjatë vitit 2019 janë realizuar 15000 vizita në shtëpi dhe janë trajnuar mbi 200 infermierë, të cilët kanë ofruar shërbime dhe këshilla, sidomos për fëmijët dhe nënat në nevojë.