Telegrafi

Gjakovari ther me thikë ish-bashkëshorten, arrestohet nga policia

Një person është arrestuar në Gjakovë, pasi që i njëjti e kishte sulmuar me thikë ish bashkëshorten e tij viktimën femër kosovare.

Viktimës i është ofruar tretman mjekësor dhe e njëjta është hospitalizuar për tretman të mëtutjeshëm.

Thika është konfiskuar ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje. Rasti vazhdon të hetohet. /Telegrafi/