Telegrafi

“Gjakovari” i “O sa mirë” kandidat për asamble komunale (Foto)

Ai u bë i njohur në saje të rolit të gjakovarit në serialin e mirënjohur shqiptar, “O sa mirë”.

Por, duket se Art Kurti nuk do ta ndalet me kaq pasi që ka ambicie më të mëdha.

Aktori i ka hyrë garës për tu bërë këshilltarë komunal në Gjakovë.

Arti po kërkon besimin e qytetarëve gjakovar nën petkun e partisë së Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës.

Kjo e fundit për kandidat në këtë komunë e ka ish-deputetin Ardian Gjinin.
Ndryshe, xhirimet e episodeve të reja të serialit të lartcekur tashmë kanë filluar dhe së shpejti do t’i shohim në ekranet televizive. /Telegrafi/