Telegrafi

Gjakovarët e harrojnë distancën, numër i madh i qytetarëve presin para postës për t’i marr pagesat e dala nga Qeveria

Qeveria e Kosovës gjatë këtyre ditëve ka ekzekutuar pagesat prej 130 euro për 27 ,572 familje me kushte të rënda materiale, të cilët nuk kanë asnjë të punësuar, si dhe 170 euro për 53 mijë e 248 përfitues.

E pas daljes së këtyre mjeteve, qytetarë të shumtë janë parë sot para postës në Gjakovë duke pritur në radhë për t’i tërhequr këto para.

Në fotografinë që ka siguruar Telegrafi shihet se qytetarët nuk e respektojnë rekomandimet e IKSHPK-së për të mbajtur distancën mes vete.

Pamje të tilla ka në shumë qytete të Kosovë. /Telegrafi/