Telegrafi

Gjakova siguron gjysmëfinalen në Grand Prixin e Tunizisë

Xhudistja kosovare, Nora Gjakova ka vazhduar me fitore në Gran Prixin e Tunizisë.

Pejania ka marrë edhe një fitore të radhës për ta siguruar gjysmëfinalen në këtë Gran Prix.

Kësaj radhe Gjakova e mposhti xhudisten nga Hon Kongu, Sum Leung me lehtësi duke siguruar gjysmëfinalen.

Ky duel ishte në kategorinë deri në 57 kilogramë.

Në gjysmëfinale xhudistja jonë do të përballet me kundërshtaren nga Panamaja, Miryam Roper.

Në raundin e parë Gjakova e kishte mposhtur turken Nazlican Ozerler. /Telegrafi/