Xhudistja nga Kosova, Nora Gjakova nuk ndalet në Grand Prixin e Tunizisë.
Pasi mposhti të gjitha kundërshtarët që kishte përballë, ajo ka siguruar finalen e madhe.
Në gjysmëfinale Nora arriti ta mposhtë xhudisten nga Panamaja, Miryam Roper pa ndonjë problem.
Nora po merr pjesë në kategorinë deri në 57 kilogramë.
Tanimë e sigurt është medalja e argjendtë për pejanen e cila synon të kthehet me të artën në Kosovë. /Telegrafi/