Gjakova sot shënon Ditën e Dëshmorëve si dhe 20-vjetorin e çlirimit të fshatit Shqiponjë.
Me këtë rast, sot do të nderohen të gjithë të rënët e kësaj komune.
Fillimisht do të bëhen homazhe tek lapidari “Shokët e lirisë” në qendër të qytetit të Gjakovës, ndërsa më pas tek sheshi “Agron Rama”.
Homazhe do të bëhen edhe në varrezat e dëshmorëve në Gjakovë, ndërsa prej orës 10:30 do të bëhen homazhe në varrezat e dëshmorëve në Shqiponjë.
Në ora 11:00 nën patronatin e kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj, mbahet akademia qendrore për shënimin e 17 Maj-it, Ditës së Dëshmorëve të Komunës së Gjakovës.