Site icon Telegrafi

Gjakova rikthen turneun “Bashkim Idrizi” në 60 vjetorin e KH “Vëllaznimi”

Në kuadër të shënimit të 60 vjetorit të klubit si dhe shënimit të përvjetorit të pavarësisë së Kosovës, në këtë takim është biseduar për organizimin e Turneut Memorial “Bashkim Idrizi” i cili planifikohet të mbahet në datat 19, 20 dhe 21 Shkurt, 2016.

Kryetarja Mimoza Kusari – Lila, ka potencuar gatishmërinë e Komunës së Gjakovës për mbështetje të këtyre organizimeve, në veçanti organizimin e turneut “Bashkim Idrizi” i cili këtë vit rikthehet pas 8 viteve nën patronatin e vet kryetares Kusari – Lila.

Kryesia e Klubit të Hendbollit vlerësoi lartë angazhimin e Kryetares për rikthimin e vlerave të mirëfillta të sportit në përgjithësi dhe Hendbollit në veçanti, si dhe vlerësuan gatishmërinë e Komunës në ndihmën me organizimet e ndryshme vendore dhe ndërkombëtare të cilat u mbajtën në Gjakovë gjatë dy viteve të fundit.

Exit mobile version