Site icon Telegrafi

“Gjakova në kronikë”, një vepër me vlera të veçanta (Video)

Të shkruash libër për mentalitetin dhe kulturën e një qyteti nuk është e lehtë. Mirëpo, profesori Gëzim Gjini ka vendosur që – përkundër vështirësive të konsiderueshme që paraqet puna në mbledhjen dhe sistematizimin e veçorive kulturore, sociale dhe gjuhësore – ta shkruajë një kronikë për qytetin e Gjakovës.

“Kam synuar të kontribuoj për qytetin tim. Ky lloj i librit publicistik është i pari i këtij lloji tek ne. Është mishërim i historisë, shkencës, fesë, arsimit, traditës, zakoneve, anekdotave, të pathënave, satirës, besëtytnive, shprehjeve specifike gjakovare, e shumë të tjera. Një material i mbledhur me vite, por i kurorëzuar pas një pune intensive për katër muaj”, ka thënë ai. “Posedoj edhe 250 faqe material, si shtesë e librit Libri si vazhdim do t’i ketë 450-500 faqe”.

Muharrem Kurti, redaktor i librit, tha se kjo vepër ka rëndësi të posaçme për Gjakovën.

“So të thotë dokumentim i kronikave të periudhave të ndryshme kohore – të kaluarën dhe të tashmen, dekadë pas dekade, vit pas viti, ditë pas dite”, thotë ai.

Ndërsa, recensuesi Mexhid Yvejsi sugjeroi që ky libër duhet të lexohet.

“Është një libër enciklopedik që përfshin gjërat kryesore për Gjakovën”, tha ai. “Ky libër përmbledh histori, gjeografi, mjekësi, humor, satirë, anekdota dhe muhalife të Gjakovës”. /Klan Kosova/

Exit mobile version