Akil Gjakova ka vazhduar me sukses në turneun e Abu Dhabit.
Xhudisti nga Kosova ka triumfuar në çerekfinale dhe në gjysmëfinale ndaj kundërshtarëve të tij.
Në çerekfinale Gjakova, arriti të mposhtë garuesin nga Uzbekistani, Khikmatillokh Turaev për të siguruar gjysmëfinalen në kategorinë deri 73 kilogramë.
Ndërkohë në gjysmëfinale, xhudisti kosovar mposhti rusin Musa Mogushkov për ta siguruar finalen e madhe.
Kësisoj Kosova ka siguruar një tjetër medalje, por vetëm mbetet të shihet nëse Gjakova do të triumfojë për të artën. /Telegrafi/