Site icon Telegrafi

Gjakova ndërton parkun më të mirë në Kosovë (Foto)

Komuna e Gjakovës tashmë ka nisur disa nga punimet për projektin e parkut të qytetit, i cili do të jetë një park atraktiv i frekuentuar dhe i shfrytëzuar nga qytetarë të të gjitha grupmoshave.

Parku i qytetit në Gjakovë që gjendet në qendër të qytetit, është një ndër hapësirat që Mimoza Kusari-Lila ka menduar t’i japë më shumë jetë dhe të ngrisë kualitetin e tij.


Në idenë e prezantuar nga Urban Plus, studioja për planifikim dhe dizajn urban e cila e ka fituar garën për projektimin e parkut (nga 40 projektet tjera garuese), parku do të ketë hapësira për shëtitje, për rekreim, për aktivitete pushuese, si dhe fontantën në pjesën qendrore të parkut.

Një karakteristikë e projektit është se autorët kanë shfrytëzuar gjendjen ekzistuese si fizike ashtu edhe atë sociale, duke i bërë ato elemente themelore të komponimit të hapësirës, si psh: shfrytëzimi i shtigjeve ekzistuese, aktiviteteve të cilat ndodhin, gjelbërimin ekzistues etj.


Fontana e vendosur në mes të dy shtigjeve më të frekuentuara të parkut përmes formës së saj të thjeshtë dhe të pastër paraqet një ndër elementet kryesore komponuese të parkut duke mundësuar në të njëjtën kohë, qetësinë dhe relaksin.


Aktualisht, komuna e Gjakovës është në proces të përzgjedhjes së kontraktorit, për implementimin e projektit të parkut të qytetit të Gjakovës. /Telegrafi/

Exit mobile version