Qyteti i Gjakovës do të bëhet me kompleks të Tenisit, njofton Ministria e Kulturës Rinis dhe Sportit.
Pas një takimi mes kryetares së Gjakovës, Mimoza Kusari dhe ministrit të MKRS-ës, Kujtim Shala u arrit marrëveshja për të investuar 450 mijë euro për ndërtimin e kompleksit.
“Në vazhdën e investimeve kapitale në shumë komuna të Kosovës, Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, ka nënshkruar sot një memorandum bashkëpunimi me Komunën e Gjakovës, me qëllim të realizimit të projektit: “Ndërtimi i kompleksit të Tenisit në Komunën e Gjakovës ”, në të cilin MKRS-ja do t’i investojë 450 mijë euro”, shkruhet në komunikatën e darkuar nga MRKS-ja.