Site icon Telegrafi

Gjakova fituese e ‘Gothia Cup’

Gjakova në finale të këtij turneu prestigjioz ka dërmuar skuadrën suedeze Halmstads, duke e mundur me rezultat të thellë 8:2, raporton Express. 

Për të arritur deri në finale, gjakovarët kanë mposhtur këto skuadra: në xhiron e parë kanë mposhtur ekipin suedez, Gerskens (6:0), pastaj Assyriska (4:3), Puebla nga Meksiko (5:2), Bele Barkaby (8:6 pen.), kurse në gjysmëfinale kanë mposhtur ekipin gjerman, Maccabi Frankfurt (2:0). 

Gjatë këtij turneun, skuadra e Gjakovës ka pasur edhe përkrahjen nga bashkatdhetarët, të cilët i kanë përkrahur në çdo ndeshje.

‘Gothia Cup’ është turne tradicional dhe mbahet çdo vit. Ky turne mbledh rreth 1200 ekipe nga e mbarë bota. /Telegrafi/ 

Exit mobile version