Qytetarët e Gjakovës natën e ndërrimit të moteve e pritën edhe në sheshin kryesor në qendër të qytetit.
Në ora 00:00 i pranishëm ishte edhe kryetari i kësaj komune, Ardian Gjini, i cili së bashku me qytetarët ndoqën spektaklin e fishekzjarrëve.
Më pas, Gjini uroi që viti 2020 të sjellë shëndet, begati, mirëqenie dhe paqe mes njerëzve pa dallim.
Po ashtu, kryetari i Gjakovës ka vizituar edhe Brigadën e Zjarrfikësve, Stacionin e Policisë, Ngrohtoren e Qytetit dhe Spitalin Regjional “Isa Grezda”.
“Ndërkohë që ne sonte festojmë, ju punoni. Prandaj, jemi tejet mirënjohës ndaj jush” u shpreh Gjini në mes tjerash para atyre që ishin në krye të detyrës gjatë ndërrimit të moteve.